Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndër të tjera, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është penduar që i ka thënë ‘po’ Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve, sepse, sipas tij, “e di që është e mirë për Kosovën dhe refuzon ta nënshkruajë”.
Ndërsa, sa i përket kryetarëve të komunave të veriore të Kosovës, tha se legjitimiteti i tyre është i vakët, kurse legaliteti i plotë.
“Legjitimiteti [i kryetarëve] është i vakët, mirëpo legaliteti është i plotë. Dhe, ata që na kritikojnë për legjitimitet, nuk kanë legjitimitet sepse i kanë braktisur institucionet”, tha kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës, transmeton Fol Drejt.