Ka filluar mbajtja e mbledhjes së dytë të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e ka cilësuar Shqipërinë si shembull të fqinjësisë së mirë.
Njëkohësisht, sipas kryeministrit maqedonas, vendi që ai udhëheq dhe Shqipëria qëndrojnë në anën e ruajtjes së stabilitetit./FolDrejt/