Teksa ende po vazhdon greva në Kosovë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, duke konsideruar se ai ende po vazhdon t’i përbuzëë mësimdhënësit, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në profilin e saj në facebook, ajo është shprehur se kryeministri Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare.
Tutje ajo ka thënë se kryeministri dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilin që nuk pajtohet me të.
“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë”, ka shkruar ajo.
“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti: Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”.
“Kjo mendësi nuk kalon”, është shprehur ajo./FolDrejt/