Jonas Gahr Store thotë se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që urgjentisht të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të lejojë aksesin humanitar.
Store dhe Putini folën në telefon një orë më parë, sipas një deklarate norvegjeze të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Fol Drejt.
Pas thirrjes, Store tha se ai kishte “pritshmëri shumë të kufizuara”, por shtoi se “asgjë nuk duhet të lihet pa u provuar në situatën në të cilën jemi tani”.
Norvegjia ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët dhe është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s./FolDrejt/