Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri për Gjenocidin e Srebrenicës: Kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Bosnje e Hercegovinë sot është duke u përkujtuar njëra ndër tragjeditë më të mëdha të përjetuara gjatë luftërave të fundit ballkanike: Gjenocidin e Srebrenicës. Liderë të rajonit e ndërkombëtarë, janë duke u solidarizuar me popullin boshnjak, e ndër ta edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.

Në shenjë të përkujtimit të kësaj dite, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për të thënë se sot kujtohen vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta:

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të patregueshme – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Srebrenica’s Genocide Remembrance Day holds in itself many unspeakable tragedies—a day when we remember the murder of 8,372 innocent people & countless crimes of rape & torture. It is also a reminder that their truth is not honored but denied by Serbia, itself an inhuman crime. pic.twitter.com/9PlYwNJpI4

— Albin Kurti (@albinkurti) July 11, 2023

Përndryshe, dje Kurti mori pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, organizuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me prof. Nexhmedin Spahiu, që u mbajt në Institutin e Historisë.

Në këtë tubin përkujtimor, ai mbajti këtë fjalim:

Mirëmbrëma të gjithëve,

për hir të komunitetit boshnjak, të familjeve të viktimave dhe të mysafirëve, do të flas në gjuhën boshnjake sonte.

E nderuar Emilja Rexhepi, Zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut,

I nderuar Shemsudin Mehmedoviq, Deputet në parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës,

I nderuar Fatmir Xheka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave nga Mali i Zi,

I nderuar profesor Nexhmedin Spahiu,

Shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar ministra, deputetë dhe zëvendësministra,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Gjithmonë kur afrohet përvjetori i masakrës së Srebrenicës, duke e kujtuar atë gjenocid të tmerrshëm, na kujtohen të njëjtat gjëra.

Pashmangshëm na kujtohet Mlladiqi, Skorpionët, ideologjia çetnike që u përdor nga Serbia fillimisht në Kroaci e Bosnje e më pas edhe në Kosovë.

Na kujtohen ata 8732 burra e djem boshnjakë që nuk ju dha as më e vogla fije shprese për mbijetesë, e të cilët u masakruan pamëshirshëm, nga dora e shtetit armik.

Na dalin përpara kolonat e 30 mijë grave, fëmijëve e pleqve që u abuzuan dhe detyruan të shpërngulen nga vendi i tyre. Na kujtohen ata një mijë persona trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur as sot.

Na kujtohet dhe na mundon gjithmonë fakti që kriminelët kurrë nuk morrën dënimin e merituar. Pa çka se Serbia u bë përgjegjëse që nuk e ndaloi kryerjen e gjenocidit, ajo nuk u mbajt asnjëherë përgjegjëse që e kreu pamëshirshëm këtë gjenocid.

Nga Qendra për të Drejtën Humanitare që udhëhiqej nga Natasha Kandiq, e dimë se afër katër mijë oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25 mijë serbëve që u vranë në Bosnjë, më pak se 1/5 ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i atëhershëm Serbisë, Millosheviq.

Radovan Karaxhiqi e Ratko Mlladiqi tashmë janë dënuar për pjesëmarrjen në gjenocid, dhe me shumë vonesë u dënuan edhe Jovica Stanishiqi e Frenki Simatoviqi, për implikim në krimet e kryera nga Serbia në Bosnjë. Kjo është tregues që gjenocidi në Bosnjë nuk ka ndodhur së brendshmi, por nga jashtë. Që përgjegjës nuk janë vetëm disa serbë të Bosnjës por Serbia si shtet.

Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe më shumë se çerek shekulli më vonë.

Ajo që mund të bëjmë ne si Kosovë është shumë pak, por jo asgjë. Dy vite më parë në Kuvendin e Republikës sonë kemi miratuar një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë dhe ftohet Qeveria e Kosovës të nderojë viktimat dhe kujtimin e kësaj date.

Në atë rezolutë pika nr. 6 shkruan se Kuvendi i Kosovës:

“Fton të gjitha shtetet e rajonit, që të bëjnë përpjekje shtesë për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.”

Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes shteteve e popujve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e duke vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve.

Kur Raphael Lemkin në librin e tij “Axis Rule in Occupied Europe” kishte përdorur termin GJENOCID për herë të parë, dyshoj të ketë konsideruar mundësinë e diskrepancës mes aspektit teorik dhe praktik të termit.

Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin XXI do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit.

Gjenocidi si fjalë nuk është zbuluar për t’u mohuar. Por për të potencuar egërsinë dhe johumanitetin e krimeve që shkojnë përtej asaj që termet si krime lufte e krime kundër njerëzimit përfshijnë.

Ende sot, gjenocidi nënkupton ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të shkatërrimit (të plotë ose të pjesshëm) të grupeve në aspektin kombëtar, etnik, racor ose fetar.

E çka ka ndodhur në Srebrenicë para 28 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid. Asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.

Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e patrajtuara. Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia.

Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi.

Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit. E ne si Kosovë plagët i kemi po ashtu ende të hapura. Të gjalla.

Kujtimet e freskëta. Dhimbjen e madhe.

Sepse kur përkujtojmë Srebrenicën, pashmangshëm kujtojmë krejt çka ka ndodhur në Kosovë. Gjenocidin e kryer dhe mungesën e marrjes së përgjegjësisë për të.

Andaj, më lejoni ta përfundoj këtë fjalë timen me fjalën e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.

“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.

Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Ne e duam paqen vetëm duke kërkuar drejtësinë. Kush e harron drejtësinë, nuk punon për paqe.

U preheshin në paqe viktimat e Srebrenicës dhe lavdi sakrificës dhe qëndresës njerëzore!

Ju falemnderit.

Tags: Albin KurtiBosnje e HercegovineKosoveSrebrenice
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjenocidi serb mbi popullin boshnjak dhe Masakra e Srebrenicës

Lajmi tjetër

“Mëkati” i Mimozës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM