Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Grupi Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s, shkruan Sky News.
Një numër i paspecifikuar luftëtarësh të Wagner-it kanë filluar stërvitjen me ushtrinë kombëtare të Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të fillojë të lëvizë më shumë se 1000 trupa më afër kufirit.
Por zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Shtëpia e Bardhë nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur nga Wagner për Poloninë ose ndonjë vend të NATO-s.
ISW i bën jehonë këtij qëndrimi, duke thënë se Wagner nuk përbën ndonjë “kërcënim serioz” për Poloninë ose Ukrainën.
“Nuk ka asnjë tregues se grupi Wagner në Bjellorusi ka në fakt materialin e nevojshëm për të qenë në gjendje të kryejë një sulm serioz,” thotë analisti i Rusisë i ISW, George Barros.