Kryeministri polak thotë se nëse Ukraina mposhtet në luftën e saj me Rusinë, Kina mund të vendosë të pushtojë Tajvanin menjëherë pas kësaj.
“Zoti na ruajt, nëse Ukraina bie, nëse Ukraina pushtohet, të nesërmen Kina mund të sulmojë Tajvanin,” tha Mateusz Morawiecki në një fjalim në institutin e mendimit të Këshillit Atlantik në Uashington DC, raporton Al Jazeera.
“Unë shoh shumë lidhje, shumë ndërvarësi midis situatës në Ukrainë dhe situatës në Tajvan.”/FolDrejt/