Dje gjatë seancës plenare në Kuvend u përdor një gjuhë e rëndë nga të gjithë të pranishmit, lidhur me rastin e përdhunimit të vajzës së mitur nga 8 shokët e klasës së saj. Sot kryeministri Rama ka kërkuar ndjesë publike për këtë gjë nga Korça, transmeton Foldrejt.com.
“Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”, tha Rama./ Foldrejt.com