Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot pritet të arrijë në Izrael, me ç’rast do të takohet me zyrtarët e lartë shtetëror të këtij vendi.
Rama pritet të zhvillojë takim me presidentin e vendit, Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid dhe përfaqësues të opozitës izraelite, Benjamin Netanyahu dhe Mickey Levi.
Në këto takime, kryeministri Rama do të diskutojë për çështjen e sigurisë kibernetike pas sulmeve iraniane në Shqipëri, që çoi edhe në ndërprerjen diplomatike mes këtyre dy vendeve./FolDrejt/