Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Kështu ka njoftuar vetë Rama, përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se po qëndron në Turqi, për të marrë pjesë në TRT World Forum.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama, duke shoqëruar dy fotografi me presidentin Erdogan./FolDrejt/