Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me Gjykatën Speciale, duke e konsideruar këtë të fundit një gabim, për faktin se në Dhomat e Specializuara sipas tij, nuk është trafikimi ai që po hetohet, mirëpo po hetojnë diçka tjetër.
Këto komente ai i ka bërë gjatë Asamblesë së Këshillit të Evropës, transmeton Fol Drejt.
“Në deklaratën time thash se ka një problem serioz: çështja e trafikimit me organe njerëzore. Kjo nuk ka të bëjë me procedurën ligjore sepse në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë për trafikim organesh. Dhomat e Specializuara po trajtojnë çështje krejt të ndryshme”.
“Kjo akuzë e turpshme për trafikim organesh është një akuzë që i ka bërë të gjithë bashkë këtu sepse kur dëgjon diçka kaq të tmerrshme, natyrisht se nevojitet hetim dhe kjo shpiu në formimin e Dhomave të Specializuara”.
“Kjo është arsyeja që po kërkoj rezolutë sepse dhomat nuk po hetojnë për trafikim organesh, ato po hetojnë diçka tjetër”.
“Nëse e shihni objektivisht raportin, atëherë do të kuptoni pse jam këtu. Unë e kuptoj se njerëzit duan të solidarizohen.
“Kurrë nuk thash as nuk e kam menduar që ka ndonjë lloj konspiracioni, por ka qenë një gabim i bërë, dhe gabimet mund të ndreqen”, ka thënë Rama./FolDrejt/