Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, telefonoi të hënën atë të Kosovës Vjosa Osmani, për t`i thënë që përkrah vendimet e institucioneve kosovare për reciprocitetin e maturinë e treguar.
Njësoj por nga konferenca, edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, përgëzoi Albin Kurtin për vetëpërmbajtje e dëgjim të aleatëve.
Por Rama shtoi se destabilizimet e së dielës tregojnë që ekzekutivi në Prishtinë duhet thënë PO, “Open Ballkanit”.
Në anën e tij Albin Kurti ka edhe opozitën shqiptare, që dënon veprimet konfliktuoze të Serbisë.
Mesazhe përkrahëse për zhvillimet e të dielës, dërgoi edhe ish-presidenti shqiptar, tani kreu i Partisë së Lirisë atje, Ilir Meta./KlanKosova/