Në konferencën e mbajtur bashkë me homologun maqedonas, Edi Rama ka njoftuar se po përgatisin mbajtjen e një samiti tjetër të Ballkanit të Hapur në Shqipëri.
Siç ka bërë me dije Rama, ka edhe vende tjera që duan të jenë pjesë e këtij procesi.
“Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që ka vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij procesi, pavarësisht se vendet tona mbeten motori i këtij projekti. Këtu kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë që kërkojnë të jenë pjesë për të krijuar sinergji. Më vjen mirë që procesi i Berlinit ka rifillluar. Ballkani i Hapur është jetësim i procesit të Berlinit. Marrëveshjet e Ballkanit janë përshpejtim i procesit të Berlinit”, është shprehur Rama./FolDrejt/