Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel, duke thënë se Pa u larguar tre policët shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë, raporton Fol Drejt.
“Pa parë tre policët që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti!
POR fillimisht:
LIRIMI I 3 POLICËVE!”, shkroi Rama në Twitter. /FolDrejt/