Në faqen “Homeland Justice” hakerët kanë bërë publike të dhëna personale të kryeministrit Rama, të cilat lidhen me hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë shqiptare.
Bashkë me materialin e publikuar, në postim është bashkëngjitur edhe një mesazh.
“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas” – thuhet në postim, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton Euronews Albania, ky material që është publikuar për kryeministrin Rama, është i njëjtë me materialin që është publikuar më herët për zyrtarët e tjerë të shtetit, fjala është për për ish-kreun e policisë së shtetit, Gledis Nano dhe kreun e SHISH, Helidon Bendo./FolDrejt/