Shefja e UNMIK-ut , Caroline Ziadeh, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal.
Ziadeh ritheksoi se Kosova dhe Serbia duhet t’i trajtojnë çështjet e pazgjidhura në mirëbesim në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfituar nga angazhimi gjatë 11 viteve të fundit.
Ajo gjithashtu përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për popullin e Kosovës, duke u fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndëretnike në të gjitha nivelet.
Ziadeh lavdëroi dhe inkurajoi pjesëmarrjen konstruktive të Shqipërisë në dialogun rajonal për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.