Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se Shqipërisë mund t’i rikthehet regjimi i vizave.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemet se BE-ja do të kthejë regjimin e vizave! “Non-grata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Ndryshe, rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.
Partia Demokratike ka deklaruar se Çekia kërkoi rikthimin e vizave me Shqipërinë e Serbinë, me pretendimin se po përdoren si porta hyrëse të emigrantëve të botës së tretë./FolDrejt/