Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për refuzimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të marrë pjesë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Ai është shprehur se Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit, shkruan Abcnews.
“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë” tha Rama.
Këto komente ai i ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët, para samitit BE-Ballkani Perëndimor.