Kryeministri shqiptar Edi Rama ka uruar pjesëmarrësit në bisedimet e djeshme në Ohër dhe ka deklaruar se shpreson që marrëveshja e rënë dakord, por e panënshkruar, të mos përfaqësojë një tjetër “mashtrim ballkanik”.
Rama deklaroi sot në Twitter se kjo marrëveshje do të ishte një arritje historike.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje dhe se marrëveshja e rënë dakord por e panënshkruar nuk është një tjetër hile ballkanike, përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të paralajmëronte pranverën e shumëpritur në marrëdhëniet e dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. ”, shkruan kryeministri Rama në Twitter./FolDrejt/