Virusi Korona ka shkaktuar probleme në gjithë botën, por veçanërisht në Kinë, Itali dhe Iran ku numri i të vdekurve ka kapur mijëra vetë.
Kryeministri italian, Metteo Renzi, në një intervistë për median gjermane SPIEGEL, paralajmëroi vendet europiane: “Mos humbisni kohë. Ruajuni dhe mos bëni gabimin tonë,” përcjell foldrejt.com.
Ai këto komente i bëri pasi Italia përkundër rasteve të para me Covid-19, nuk mori masa të mbylljes së vendeve publike dhe izolimin e vendeve.
Renzi kreu edhe profecinë se atë që po përjeton Italia sot, pas një jave do e përjetojnë edhe shtete si Gjermania dhe Franca.
“Virusi Korona nuk njeh kufi,” tha ai.
Në fund Renzi tha se tashmë është detyrë e Europës ta projektojë ndryshe veten, duke financuar më shumë në mjekësi dhe natyrisht, që bankat të dinë të kalojnë krizën e likuiditetit./Foldrejt.com