Kryeministri Denys Shmyhal tha më 23 nëntor se sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë shkaktuar dëme me vlerë mbi 1.9 miliardë dollarë, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Shmyhal tha se 70 ekipe riparimi, të përbëra nga mbi 1,000 specialistë, po punojnë për rivitalizimin e rrjeteve elektrike të vendit.
Pas një sërë sulmesh masive raketore ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, praktikisht të gjitha termocentralet e mëdha dhe hidrocentralet në vend janë dëmtuar, sipas Volodymyr Kudrytskyi, kreu i operatorit shtetëror të rrjetit të Ukrainës Ukrenergo.
Rusia ka synuar infrastrukturën kritike të Ukrainës që nga fillimi i tetorit, duke pranuar se objektet energjetike të vendit janë qëllimi i saj kryesor.
Sipas Konventave të Gjenevës, sulmi ndaj infrastrukturës jetike publike është një krim lufte. /FolDrejt/