Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez më 30-31 mars do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kinë me ftesë të presidentit kinez.
Ministri i Presidencës së Spanjës, Felix Bolanos tha kryeministri Sanchez me ftesë të presidentit të Kinës, Xi Jinping do të vizitojë këtë vend më 30-31 mars. Ai tha se Kina ka luajtur një rol kyç në një ndërmjetësim të mundshëm në luftën Rusi-Ukrainë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Pasi ka mbrojtur idenë e tij se Sanchez dhe Spanja “kanë një peshë e cila nuk paraqet dyshime në zgjidhjen e problemeve të botës”, Bolanos, vuri theksin se vizita në Kinë krahas presidencës së Bashkimit Evropian (BE) që Spanja do të marrë më 1 korrik është e rëndësishme edhe në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.
Sanchez fillimisht do të marrë pjesë në Forumin “Boao Forum for Asia” në rajonin Hainan dhe më pas do të vizitojë kryeqytetin Pekin.
Mediat spanjolle tërhoqën vëmendjen se vizita e Sanchez-it në Kinë do të mbahet menjëherë pas takimit të presidentit kinez me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë./FolDrejt/