Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez falënderoi Türkiye-n (Turqinë) për “qëndrimin e saj konstruktiv” në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid.
Në një konferencë për media, Sanchez tha: “Një prej rezultateve më të mëdha të samitit ishte bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. Falënderoj Türkiye-n për qëndrimin e saj konstruktiv”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri spanjoll edhe në një postim që bëri nga llogaria e tij në Twitter pas takimit dypalësh me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan tha:
“Türkiye është partner kyç në siguri dhe ndërmjetësim. Sot u takova me presidentin Erdoğan. E falënderova për mbështetjen që ka dhënë për forcimin e krahut jugor dhe për përpjekjet diplomatike për inkurajimin e dialogut dhe përfundimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”./FolDrejt/