Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez vizitoi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në vitin e parë të luftës Rusi-Ukrainë.
Sanchez, i cili shkoi në Poloni me avion që i përkiste Forcave Ajrore Spanjolle, kaloi në Kiev me tren, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Rrugës për në Kiev për herë të dytë pas 21 prillit 2022, Sanchez do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe do të vizitojë disa qytete të dëmtuara nga sulmet ruse.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se do të dërgonte 6 tanke të tipit “Leopard 2” në Ukrainë në fund të marsit ose në fillim të prillit./FolDrejt/