Bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës për të gjetur një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, përpara vizitës së tij shtetërore në Pekin javën e ardhshme.
“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj lufte dhe se Ukraina mund të rifitojë integritetin e saj territorial,” tha Sanchez pas takimit të Këshillit Evropian, raporton Reuters.
Sanchez është planifikuar të vizitojë kryeqytetin kinez më 31 mars për të zhvilluar bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, transmeton Fol Drejt.