Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha sot se shpreson që Ankaraja të ratifikojë shpejt anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Turqi.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili priti Christerson në Berlin, tha se pranimi i Suedisë dhe Finlandës, të cilat aplikuan për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut vitin e kaluar, ishte “vendimtare për sigurinë”, raportoi Reuters.
Më herët gjatë ditës, agjencia britanike e lajmeve raportoi, duke cituar dy zyrtarë turq të paidentifikuar, se Turqia planifikon të miratojë kandidaturën e Finlandës në NATO përpara zgjedhjeve, pavarësisht nga Suedia./FolDrejt/