Kryeministri britanik Rishi Sunak do të zotohet më 28 nëntor në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm për politikën e jashtme se do të ruajë ose do të rrisë ndihmën ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën vitin e ardhshëm, transmeton The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Në ekstrakt, Sunak nuk përmend asnjë ndryshim në politikën ndaj Ukrainës nga dy paraardhësit e tij.
“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do të mbajmë ose rrisim ndihmën tonë ushtarake vitin e ardhshëm. Dhe do të ofrojmë mbështetje të re për mbrojtjen ajrore,” tha ai.
Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar tha më 9 nëntor se Mbretëria e Bashkuar është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, pasi tashmë ka dhënë 2.3 miliardë paund.
Vendi po pret gjithashtu një program trajnimi për ushtarët ukrainas për të trajnuar 10,000 pjesëtarë të personelit të ri dhe atij ekzistues ukrainas brenda 120 ditëve, thuhet tutje. /FolDrejt/