Josep Borrell ka mirëpritur Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në një takim që ka filluar nga ora 8:00, shkruan Fol Drejt.
Zyrtari i lartë për politika të jashtme të BE-së tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.