Ekonomia e Ukrainës mund të tkurret me 50 për qind këtë vit nëse Rusia vazhdon të sulmojë rrjetin kombëtar të energjisë dhe infrastrukturën tjetër kritike, ka thënë kryeministri Denys Shmyhal.
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe dron në objektet energjetike të Ukrainës që nga tetori, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
“Tkurrja e ekonomisë ukrainase është parashikuar në nivelin 35-40 për qind”, citohet të ketë thënë Shmyhal nga agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.
“Nëse aktivitetet terroriste të Rusisë kundër infrastrukturës sonë vazhdojnë, ne mund të humbasim edhe 10% nga këto shifra – pra deri në 50 për qind të PBB-së sonë”.
Shmyhal tha gjithashtu se qeveria vlerësoi se dëmi nga lufta mund të arrijë në 700 miliardë dollarë deri në fund të vitit./FolDrejt/