Kryeministri ukrainas Denis Shmyhal tha se kundërofensiva e Ukrainës mund të fillojë në verë dhe se Kievi nuk ndjen presion nga miqtë dhe partnerët perëndimorë.
“Ne nuk ndjejmë presion nga miqtë dhe partnerët tanë në lidhje me fillimin e ofensivës…Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë e dinë shumë mirë që për të shkuar në një kundërsulm duhet të jesh 100 për qind ose edhe më shumë gati për të. ”, tha ai në një intervistë për gazetën Hill.
Kryeministri i Ukrainës deklaroi “se kundërsulmi mund të nisë tashmë në verë”, transmeton Fol Drejt.