Kryeministri ukrainas deklaroi se Rusia po përpiqet të shkatërrojë ekonominë ukrainase, por se Kievi së bashku me partnerët e tij do të fitojë.
Kryeministri ukrainas Denis Schmihal tha sot se kishte diskutuar hapat praktikë me ministrat e financave të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara për të ndihmuar Ukrainën të rimëkëmbet nga lufta me Rusinë.
“Ukraina po mbron të gjithë botën e qytetëruar. Mbështetja e partnerëve tanë do të përshpejtojë fitoren tonë,” shkroi ai në Twitter, pa dhënë detaje, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.