Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se mendon se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të përfshijë hapa kundër importit të gazit.
Bashkimi Evropian duhet të shkojë një hap më tej dhe të diskutojë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të përfshijë hapa kundër importit të gazit, tha sot kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, duke shtuar se nuk shpreson që kjo të ndodhë.
“Unë mendoj se gazi duhet të jetë në paketën e shtatë, por jam gjithashtu realist,” u tha Kallas gazetarëve pas mbërritjes në ditën e dytë të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.