Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas tha sot se nëse Rusia synon të ketë ndonjë shans për të zhvilluar marrëdhënie normale me Perëndimin, pas luftës në Ukrainë, ajo duhet të sillet “para drejtësisë” për krimet e luftës, si dhe për vendimin për pushtimin e një fqinji.
Ajo tha se konflikti në Ukrainë nuk mund të përfundojë me një marrëveshje paqeje që ndan vendin dhe nuk e mban Moskën përgjegjëse.
“Nuk mendoj se mund të ketë një marrëdhënie normale me një shtet, i cili nuk ka hequr dorë nga synimet e tij imperialiste. Nëse nuk e mësojmë këtë mësim dhe nuk ndjekim penalisht kriminelët, krimet e luftës do të vazhdojnë”, u tha Callas gazetarëve në një konferencë të sigurisë në Mynih, raporton AP./FolDrejt/