Sana Marin theksoi se ajo nuk mendon se Finlanda do të kishte ndonjë interes për ngritjen e armëve bërthamore apo hapjen e një baze të NATO-s.
Nëse bëhet anëtare e NATO-s, Finlanda nuk dëshiron të vendosë armë bërthamore apo të krijojë baza ushtarake në territorin e saj, tha kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, për edicionin e sotëm të “Corriere della Sera”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht dje për anëtarësim në NATO, duke shpjeguar atë vendim me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por ata po përballen me një veto të mundshme të Turqisë gjatë anëtarësimit, i cili besohej të ishte relativisht i shpejtë./FolDrejt/