Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin nga Partia Socialdemokrate, pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare, raporton Reuters.
Më herët, lideri i Koalicionit Kombëtar (NPC) të opozitës së djathtë finlandeze Peteri Orpo shpalli fitoren në zgjedhje.
“Ne morëm më shumë mandate”, tha Orpo.
Bazuar në 93,4 për qind të votave të numëruara, partia e tij do të marrë më së shumti mandate në parlament, 48 nga 200, pasi ka fituar 20,5 për qind të votave, tregojnë të dhënat e komisionit zgjedhor atje, transmeton Fol Drejt.