Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se e vetmja mënyrë për të lehtësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është të ndihmojë Kievin të mbrohet ushtarakisht.
“Paqja mund të arrihet duke mbështetur Ukrainën … është e vetmja mundësi që kemi për të dy palët për të negociuar,” i tha Meloni parlamentit përpara një votëbesimi për qeverinë e saj të djathtë të sapoemëruar, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Meloni ka premtuar vazhdimisht mbështetje për Kievin, ndërsa aleatët e saj të koalicionit Silvio Berlusconi dhe Matteo Salvini kanë qenë shumë më ambivalent për këtë çështje për shkak të lidhjeve të tyre historike me presidentin rus Vladimir Putin.
Meloni tha se ndërsa armët që Italia i furnizon Ukrainës nuk janë vendimtare për rezultatin e luftës, ato janë jetike për Italinë që të ruajë besueshmërinë e saj ndërkombëtare./FolDrejt/