Parlamenti i Estonisë vendosi sot që kryeministrja aktuale Kaja Kalas, pas suksesit të saj në zgjedhjet e muajit të kaluar, të qëndrojë në atë pozicion falë votave të koalicionit të ri trepartiak.
Parlamenti i Estonisë mbështeti gjithashtu planet e saj për të rritur taksat dhe shpenzimet e mbrojtjes, bazuar në kërcënimet e mundshme nga Rusia fqinje, raportoi Reuters.
“Lufta në Ukrainë dhe dëshira e Rusisë për të shkatërruar parimet ekzistuese të sigurisë evropiane e kanë vënë Estoninë në situatën më të vështirë të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, njoftoi koalicioni qeverisës./FolDrejt/