Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se ajo ishte e hapur për të diskutuar dhënien e avionëve luftarakë në Ukrainë, pavarësisht se u përball me kritika në vend, pasi Kievi ka kërkuar sisteme më të avancuara armësh, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa Finlanda aktualisht po operon me një flotë avionësh F/A-18 Hornet, ajo njoftoi në dhjetor 2021 se po porosiste 64 avionë luftarakë me shumë role F-35A nga kontraktori amerikan Lockheed Martin.
“Ne kemi aeroplanë të rinj F35 që vijnë… Kur këta Hornets të vjetër të çaktivizohen, ne mund të diskutojmë përdorimin e tyre në të ardhmen,” u tha gazetarëve kryeministrja Sanna Marin.
Megjithatë, ndërsa Finlanda planifikon të zëvendësojë avionët – modeli i të cilëve hyri në prodhim në vitet 1980 – avioni i ri nuk do të mbërrijë deri në vitin 2025./FolDrejt/