Qeveria e Italisë ka premtuar sot mbështetjen e saj për Kievin dhe ka përsëritur angazhimin e saj për arritjen e një “paqeje të drejtë” për Ukrainën, pas një telefonate midis kryeministrit Giorgia Meloni dhe Presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga qeveria italiane sot thuhej: “Meloni rinovoi mbështetjen e plotë të qeverisë italiane për Kievin në fushat politike, ushtarake, ekonomike dhe humanitare, për të riparuar infrastrukturën energjetike dhe (për të punuar) për rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës”.
Në fillim të kësaj jave, zonja Meloni u bëri thirrje italianëve të ndërpresin gazin dhe energjinë elektrike për një orë në ditë në shenjë solidariteti me Ukrainën.
Zonja Meloni, partia e së cilës thekson shpesh rëndësinë e nacionalizmit dhe patriotizmit, nderoi gjithashtu ukrainasit “të cilët po mbrojnë lirinë dhe dashurinë e tyre për vendin e tyre”./FolDrejt/