Kryeministrja italiane, Giorgio Meloni, premtoi sot se do të ndihmojë zonat e përmbytura në veri të vendit, pasi u kthye nga samiti i G7 në Japoni dhe pa në vend shkallën e dëmit, raporton Reuters.
Meloni vizitoi rajonin Emilia-Romagna, ku 14 persona humbën jetën në përmbytjet e fundit, ndërsa u shkaktuan dëme prej disa miliardë eurosh.
“Ishte një tragjedi, por nga një krizë mund të dalim gjithmonë më të fortë. Do të gjejmë fondet e nevojshme,” tha Meloni./FolDrejt/