Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha sot se qëllimi i Finlandës është të anëtarësohet në NATO në të njëjtën kohë me Suedinë fqinje.
“Finlanda ia ka bërë të qartë këtë dëshirë Turqisë dhe Hungarisë,” tha Marin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Suedia dhe Finlanda dorëzuan aplikime për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar, deri më tani aplikimet e tyre janë ratifikuar nga parlamentet e 28 anëtarëve të Aleancës dhe Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë bërë këtë./FolDrejt/