Kryeministrja Ana Brnabiq ka deklaruar se fakti që termi “Republika e Kosovës” është shfaqur në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë në gjuhën angleze është gabim i rëndë i përkthyesit, kështë që përgjegjësia është e ekipit të internetit të shërbimit për shtyp të Qeverisë, gjë që do të ketë pasoja për punonjësit që siç tha ajo kanë bërë “një gabim kaq të rëndë dhe të pafalshëm”.
Brnabiq, në një paraqitje mysafire në Dnevnik të Radiotelevizionit të Serbisë, u ka kërkuar falje qytetarëve për atë “gabim të rëndë” dhe ka theksuar se lajmi kontrovers është hequr menjëherë nga faqja e Qeverisë.
Siç ka shpjeguar, ajo që e ka bërë këtë gabim, punon si përkthyese në Qeveri që nga viti 2001 dhe ka magjistruar në gjuhën angleze.
Në të njëjtën kohë, Brnabić akuzoi opozitën se e ka keqpërdorur atë gabim dhe e ka bërë për publikun, transmeton Fol Drejt.