“Suedia dhe Finlanda do të vazhdojnë bisedimet e tyre dypalëshe dhe trepalëshe me Turqinë në të ardhmen e afërt, por negociatat do të marrin pak kohë”, tha kryeministrja Magdalena Andersson
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, deklaroi se bisedimet me Turqinë për anëtarësimin e vendit të saj në NATO po vazhdojnë dhe negociatat do të marrin pak kohë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për agjencinë zyrtare suedeze të lajmeve TT, Andersson vlerësoi qasjen e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Duke thënë se ata vazhdojnë dialogun me Turqinë, Andersson tha: “Kam pasur një bisedë të këndshme dhe pozitive me Presidentin Erdoğan këtë fundjavë. Suedia dhe Finlanda do të vazhdojnë bisedimet e tyre dypalëshe dhe trepalëshe me Turqinë në të ardhmen e afërt, por negociatat do të marrin pak kohë”.
Duke theksuar se ajo pret me padurim negociatat me Turqinë, Andersson shtoi se ata janë një nga vendet e para që e vendosën PKK-në në listën e grupeve terroriste./foldrejt/