Si ndoshta asnjëherë më parë, namazet e bukura të teravisë dhe bajrameve do të falen në shtëpi dhe kjo ndodh në kryeqendrën e Islamit – në Mekë dhe Medinë, përcjell foldrejt.com.
Këtë e bëri të ditur kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh.
Ai duke folur mbi rregullat gjatë muajit të Ramazanit për shkak të virusit, myftiu Sheikh tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.
Arabia Saudite tashmë ka pezulluar faljen e namazeve në bashkësi dhe ritualin e itikafit dhe iftaret në xhami.
Më 20 mars, vendi pezulloi faljen e namazeve së bashku në Xhaminë e Madhe në Meke dhe Xhaminë e Profetit në Medine.
Deri më tani, në Arabi Saudite janë konfirmuar gjithsej 87 të vdekur nga COVID-19 dhe 7.142 raste.