Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës Glauk Konjufca në një postim në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën.
“Sot kujtojmë me nderime heronjtë e kombit Ilir Konushefci dhe Hazir Mala në 24 vjetorin e rënies së tyre për liri.Komandant Mërgimi i orëve të para të organizimit të rezistencës së armatosur është njëra ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tij ishte humbje e madhe për organizimin e ushtrisë sonë.
Brenda një harku kohor prej 5 ditësh në maj të vitit 1998 ranë në altarin e lirisë Iliri Konushevci, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Por rënia e tyre e lavdishme i ngjeshi radhët e UÇK-së me mijëra çlirimtarë”, ka thënë ndër të tjera ai, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë: