Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar gjatë seancës së sotme deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.
“Ju urojmë ditëlindjen tuaj, jetë të gjatë e të lumtur politike”, është shprehur Konjufca nga foltorja e Kuvendit të Kosovës duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së./FolDrejt/