Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Çabratit, transmeton Fol Drejt.
Duke kujtuar sakrificën e të rënëve për liri, Konjufca ka kërkuar që këta të rënë të kujtohen me admirim dhe që edhe ne ta duam Kosovën sa e dëshën ata.
“Me dhimbje por edhe krenari sot kujtojmë 24-vjetorin e Epopesë së Çabratit.
Është vështirë të përmbledhet në pak rreshta krimi i gjenocidit, kryer nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë në qytetin e Gjakovës, ku vetëm më 7,8 dhe 9 maj 1999 u vranë 41 civilë dhe 43 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën me dhunë. Në përpjekje titanike për t’i mbrojtur mijëra civilë, ranë heroikisht edhe 7 dëshmorë të Brigadës 137 “Gjakova”.
Të rënët për liri dhanë gjithçka, ndërsa ne duhet ta çojmë përpara amanetin e tyre. Le t’i kujtojmë me admirim dhe ta duam Kosovën sa e deshën ata.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, është shprehur Konjufca në një postim në Facebook./FolDrejt/