Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, është duke qëndruar për një vizitë në Greqi.
Ai është i shoqëruar nga një delegacion në përbërje të deputetëve Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajqinovci, anëtarë, dhe deputetëve Jeta Statovci dhe Ardian Gola, zëvendës anëtarë, janë duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), i cili po mbahet më 1-2 qershor 2022 në Parlamentin e Greqisë, në Athinë.
Sesioni Plenar ka filluar punimet sot me takimet e Komisioneve të Përgjithshme dhe Komisionit të Përhershëm Qendror./FolDrejt/