Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar sot me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Siç thuhet në një komunikatë për media, në takim, ndër të tjera, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.
Konjufca e falënderoi ambasadoren Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë, thuhet tutje në komunikatë.
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut.