Mungesa e deputetëve në sallën kryesore të kuvendit, ku mbahen seancat parlamentare, është shndërruar në një dukuri e zakonshme kohëve të fundit.
Për mungesë kuorumi shumë kanë, edhe sot, ka dështuar votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për këtë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca i ka kritikuar deputetët, duke i paralajmëruar se pushimi për ta nuk do të fillojë para 10 gushtit.
“Po vazhdojmë me seancën, kemi mbet tek marrëveshja ndërkombëtare por kjo e kërkon një prani mjaft të lartë dhe 80 vota për të kaluar” – ua ka kujtuar ai deputetëve, duke i paralajmëruar ata se nuk do t’i lëshojë në pushim vjetor para 10 gushtit./FolDrejt/